Futboll Sport

Wayne Rooney shumë afër arritjes së marveshjes me amerikanët e DC United

Ish-kapiteni i Anglisë dhe Manchester United, do të përfundojë procedurat në Uashington ditët në vijim. Ai ka vizituar qytetin së bashku me bashkëshorten e tij, Coleen, pasi u kthyen nga pushimet verore në Barbados. Ku ishin së bashku me fëmijët e tyre, katër djemtë, Kai, Klay, Kit dhe Cass. Sulmuesi do të marrë me vete familjen e tij në Amerikë, pasi të firmosë marrëveshjen në hapje të merkatos së verës në MLS deri më 10 korrik.

Rooney u kthye te Everton pas një eksperience fantastike me Mancheseter United, pasi fitoi pesë tituj në Premier League dhe trofe të tjera që solli në “Old Trafford” si kapiten. 32-vjeçari ka zhvilluar në total 393 ndeshje me fanellën e “Djajve të kuq”, ku ka shënuar plot 183 gola. Verën e vitit të kaluar ai u bë pjesë e Everton, klubit ku është rritur dhe në 31 ndeshje të zhvilluara ka realizuar 10 gola.

Related posts

Çmendet komentatori islandez, shikoni euforinë pas penalltisë së pritur ndaj Messit (VIDEO)

Sadik.Autor

Lika ul euforinë: Evropa? Kemi edhe një ndeshje…

Sadik.Autor

Josep Maria Bartomeu: Askush s’na ka telefonuar për, të na pyetur sa vlen Messi

Sadik.Autor

Leave a Comment