Futboll Seria A Sport

Situata e Milanit çorodit Rodriguez, zvicerani mund largohet këtë verë!!

Në planet fillestare të merkatos të ekipit kuqezi, nuk ka ekzistuar ideja për të sakrifikuar mbrojtësin Ricardo Rodriguez gjatë kësaj periudhe, por thashethemet dhe lajmet e fundit kanë rritur dyshimet rreth të ardhmes së zvicerianit.

Lojtari i lindur në vitin 1992 i cili u transferua vetëm një vit më parë nga Wolfsburg dhe ishte protagonist i një sezoni jo të kënaqshëm, duke alternuar ndeshjet e shkëlqyera me ato të dështuara. Por Milani, sipas asaj që raporton Sky Sport, vazhdon ta konsiderojë lojtarin pjesë të rëndësishme të projektit, pavarësisht transferimit të Ivan Strinic i cili do të shërbejë në të vërtetë vetëm si një alternativë. Por Rodriguez në fakt është i tunduar nga një rikthim në Gjermani. Kohët e fundit ka pasur një interesim nga Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund, dy klubet më prestigjioze në Bundesliga, që janë të gatshme të transferojnë lojtarin.

Pikërisht për këtë çështje, ka folur edhe Rodriguez, i cili nga faza përgatitore e kombëtares zviceran në prag të Botërorit, pasi është pyetur mbi të ardhmen, ka shtyrë çdo diskutim deri në korrik dhe nuk përjashton asnjë mundësi “E ardhmja ime? Së pari unë duhet të mendoj vetëm për Kupën e Botës, pastaj të shohim se çfarë ndodh. “Fjalë neutrale, por mund të alarmojnë Milan-in, pasi mbrojtësi mund të jetë vërtet i interesuar për tu transferuar në Gjermani. Kuqezinjtë, që e konsiderojnë atë të paprekshëm në këto momente, duhet domosdoshmërisht të vlerësojnë çdo propozim, duke pasur parasysh se situata financiare nuk është edhe aq pozitive.

Related posts

Pas humbjes, vjen lajmi katastrofë për Milanin

Q.Autor

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF/ Ja cilët janë lojtarët që preken

Sadik.Autor

KOMENTON TRAJNERIN E RI TË KOMBËTARES/ Mesfushori Andi Lila: Mendoj që zgjedhja e Rejas është…

Delo.autor

Leave a Comment