Boks Sport

Seferi “presion” Fury-t: Është boksier klasi botërorë, por e mund

Boksieri shqiptar, Sefer Seferi po bëhet gati për duelin e mbrëmjes së sotme, ku përballë do të ketë ish-kampionin e botës për peshat e rënda, Tyson Fury.

Para këtij dueli, ai ka folur për “Blick”, ku në matje zyrtare u duk një dallim i madh në peshë.

Por, dallimi në peshë duket se nuk është problem për Seferin, i cili thotë se do të luftojë për të fituar.

Kam shumë respekt për të. Jam boksier i guximshëm. E respektoj Tyson Furyn. Por, në ring jemi të dy boksierë. Të dy jemi nga mishi dhe ashti dhe ai që është më i miri do të fitojë. Ai e ka ditur se unë nuk do të bij në provokimet e tij, dhe ai ka qenë korrekt. Ai më ka respektuar, më ka thënë se jam i fortë dhe prandaj e kam respektuar edhe unë. Ai është boksier klasi botëror. Ai është 130 kilogram, por kjo nuk është problem. Gëzohem shumë për këtë duel. Nuk jam nervoz, nuk kam frikë. E di çka po më pret, jam boksier dhe unë dua të fitoj. Dua ta rrëzoj Tyson Furyn. Gjithçka do të tregohet në ring”,-deklaroi Seferi.

Takimi mes Tyson dhe Seferit do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në “Manchester Arena”.

Related posts

E PABESUESHME/ Leganes – Barcelona: Katalanasit tronditen për 80 sekonda (VIDEO)

Isa.Autor

I mohoi PENALLTINË, SERBËT akuzojnë: Gjyqtari Bryzh mori 2 milionë euro nga mafia SHQIPTARE

Isa.Autor

“KY ËSHTË CIRK”/ Ja momenti kur Messi “shpërthen” pas ndërprerjes së ndeshjes Barazil-Argjentinë

Delo.autor

Leave a Comment