Formula 1 Sport

Vettel thyen rekordin e pistës dhe kap “pole”, Hamilton vetëm i 4-ti

Aksioni nuk ka munguar në provat zyrtare të një prej pistave më spektakolare të kampionatit të Formula 1. Çmimi i Madh i Kanadasë ka qenë gjithmonë emocionues dhe tani pas provave zyrtare mund të thuhet me plot gojë se ditën e nesërme pritet një garë intensive.

Të gjithë mund të prisnin që njëri mes Sebastian Vettel apo Lewis Hamilton të pozicionohej në Pole Position, ose mbase edhe Max Verstappen duke parë formën e mirë që kishte shfaqur ai në provat e lira, por ishte përsëri gjermani i Ferrari-t ai që ka marrë pozicionin kryesor me një xhiro të rrufeshme që ka thyer edhe rekordin e pistës me 1:10:776.

Lufta në fund ishte mes tij dhe finlandezit të Mercedes Valtteri Bottas, i cili pak para tij kishte thyer rekordin e pistës me një xhiro 1:10.857, por Vettel u tregua rreth një të qindtat më i shpejtë duke fituar një tjetër pole position. Max Verstappen ka kapur vendin e tretë ndërsa Lewis Hamilton ka zhgënjyer me paraqitjen e tij, duke u renditur vetëm në vend të 4-rt.

Related posts

THELLOHET SKANDALI/ Monaco nën akuzë, manipulime për të mashtruar UEFA-n

Isa.Autor

SI U SHMANG TRAGJEDIA E KOMBËTARES/ Avioni kishte defekt, islandezët u shpëtuan jetën kuqezinjve

Delo.autor

NGA DYSHJA DANI ALVES-RAMOS TEK POCHETTINO-RONALDINHO/ 20 çifte futbollistësh, që nuk i mbani mend kur luanin së bashku (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment