Futboll Sport

Gaboi ndaj SHBA-së/ Trajneri Deschamps bën avokatin lojtarit francez

Trajneri i Francës Didier Deschamps i del në krah lojtarit të tij Hugo Lloris pas barazimit të mundimshëm me SHBA-në.

Portieri i Tottenhamit mban pjesën kryesore të fajit te pësimi i golit të parë që i dha avantazhin amerikanëve. Ndërkohë dhe gjatë sezonit që përfundoi me Tottenhamin, kapiteni i “Spurs”-ave ka shfaqur pasiguri në 3 takime të Premier League-ës.

” Secili bën analizën e tij për sezonin e Hugos. Po, ai bëri tre gabime me Tottenhamit që u kthyen në gola, por ka luajtur 60 ndeshje. Ai i ka dhënë pikë Tottenhamit, po ashtu dhe Francës”, deklaron përpara reporterëve trajneri i “Gjelave”.

Ekipi francez udhëton në Rusi për të kërkuar trofeun. Që pas Botërorit të 2006, “Blutë” kanë arritur rezultate nën pritshmërinë.

Related posts

DOPIETË SPEKTAKOLARE NË PREMIER/ Shikoni dy supergolat e ish-sulmuesit të Milanit (VIDEO)

Delo.autor

“SKUADRA ËSHTË E KOMPLETUAR”/ Trajneri Martini: Tani prisni Teutën e vërtetë!

Delo.autor

Serena Williams kalon në 1/16-at e “Wimbledon”, “ngec” Venus

Isa.Autor

Leave a Comment