Futboll Premier League Sport

Guardiola: Nuk do të rikthehem asnjëherë te Barcelona

Trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola thotë se nuk do ta trajnojë më Barcelona-n. “Si trajner, kam mbaruar punë te Barcelona, pasi nuk jam i njëjtë, madje as ata nuk më shohin me të njëjtin sy,” shprehet ai për Preguntas Frequentes në TV3.

Guardiola ka shtuar se gjatë asaj periudhe (2008) ai ishte “në një moshë fantastike, Barcelona kishte lojtarë të mrekullueshëm, një president të ri, drejtues të denjë…ishte një gjeneratë me lojtarë të paskrupullt dhe me lojtarin më të mirë në botë.”

Ai gjithashtu shprehet edhe për një temë tjetër: “President? Jo, jam një trajner dhe jam i mirë në punën time, nuk mund të bëhesh gjithçka. Kur ta mbyll me trajnimin, do të më gjeni duke luajtur golf.”

Guardiola mendon se Barcelona këtë sezon ka qenë ekipi më i mirë, megjithëse nuk arriti të fitonte Champions League.

Related posts

PAUL POGBA DHE NEYMAR OBJEKTIVAT E REAL/ Flet trajneri Zizu: Jemi duke menduar vetëm për…

Delo.autor

“TREMBET” INTERI/ Antonio Konte vendoset në ndjekje të titullarit të rëndësishëm të zikaltërve

F.autor

ZYRTARE/ Shkelën rregullat e Covid-19, Anglia përjashton talentin e Manchester City dhe United

Delo.autor

Leave a Comment