Futboll Premier League Sport

Everton interesohet për mbrojtësin e Manchester United Victor Lindelof

Everton është përfolur për një lëvizje befasuese për mbrojtësin e Manchester United Victor Lindelof.

Trajneri i ri i Everton Marco Silva kërkon të bëjë disa përforcime pasi është ulur në stolin e ekipit duke zëvendësuar Sam Allardyce.

Një nga vendet kyçe për t’u përmirësuar sipas trajnerit është pikërisht mbrojtja e cila ka pësuar më shumë gola se ç’duhet sezonin e kaluar.

Dhe Mirror pretendon se Lindelof do të ishte lojtari i duhur për prapavijën – vetëm një vit pas transferimit të tij te Djajtë.

Lindelf ka vuajtur në sezonin e tij të parë në Premier League që pas blerjes 35 mln euro nga Benfica.

Por kjo është diçka që nuk e shqetëson shumë trajnerin Silva dhe drejtorin sportiv Marcel Brands.

Suedezi aktualisht është duke u përgatitur për Kupën e Botës.

Related posts

Mbrojtësit e Juventusit “gjejnë” mënyrën se si ndalet Ronaldo

Sadik.Autor

LOJTARI BRAZILIAN NUK BIND/ Ndreu: Sulmuesi duhet të marrë veten, ja ku çalon ekipi

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ CAGLIARIT/ Spalletti: Është një kundërshtar që…

Delo.autor

Leave a Comment