Futboll Sport

Neymar arrin Romario, vetëm Ronaldo dhe Pele kanë bërë më mirë se ai

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, ka arritur Romario, si golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Brazilin. Me golin e shënuar në minutën e 63-të, në fitoren 3-0 në miqësoren ndaj Austrisë në Vjenë, Neymar ka arritur koutën e 56 gola me fanellën e “Selseao”, në 86 ndeshje.

26-vjeçari është vetëm shtatë gola larg vendit të dytë në renditjen e golashënuesve më të mirë të historisë së Brazilit, pasi “Fenomeni” Ronaldo ka shënuar 62 gola në 98 ndeshje.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me këtë kombëtare është i madhi Pele, autor i 77 golave në karrierën tij, në 92 ndeshje me Brazilin. “O’Rei” ka fituar tre herë Kupën e Botës, ndërsa Ronaldo dy herë dhe Romario një herë.

Related posts

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Ishte lider i Milanit këtë sezon, PSG gati 40 milionë euro për të!

Delo.autor

MERKATOJA MULTI-MILIONËSHE/ Pas 5 viteve e gjysmë tek “Djajtë e Kuq”, mesfushori është pranë transferimit në…

Delo.autor

BARCELONA-RAYO VALLECANO/ “Katalanasit” thellojnë avantazhin, shënon Suarez

Delo.autor

Leave a Comment