Futboll Sport

Te Spanja ua prish qetësinë portieri, acaron shokët se dëgjon “Metallica”

David De Gea është një nga portierët më të mirë në qarkullim. Spanjolli ka bërë paraqitje të shkëlqyera me klubin e tij Mançester Junajtid dhe me kombëtaren e Spanjës, duke qenë në shumicën e rasteve protagonist, në triumfin e skuadrave.

27-vjeçari ka përfunduar kësaj herë në qendër të mediave, jo për aftësitë e tij sportive, por për preferencat në muzikë. Ai tregon se e tërheqin grupet “rock” dhe “metal” dhe shpeshherë shokët e dhomës e kritikojnë për muzikën që dëgjon.

“Unë vendos gjithmonë muzikën që më pëlqen dhe është e vërtetë që ndonjë ditë mund të më përjashtojnë nga dhomat e zhveshjeve. Mua më kritikojnë gjithmonë për muzikën që vendosu, por unë mundohem që të zgjedh muzikë të mirë. Atyre u pëlqen të dëgjojnë muzikë të ndryshme, por unë gjithmonë vendos nga ajo që më pëlqen mua, Mua më tërheqin grupet e muzikës ‘rock’ apo ‘metal’ si ‘Avenged Sevenfold’ dhe ‘Metallica’. Kur vendos këtë muzikë në dhomat e zhveshjeve, të gjithë ankohen! Pjesa më e madhe e lojtarëve pëlqejnë muzikën ‘hip-hop’”, tregoi De Gea.

Related posts

Nuk është hera e parë, ja sezonet kur Vllaznia ka zbritur nga elita

Sadik.Autor

Ronaldo prezanton fanellën e Portugalisë për “Botërorin 2018”

Sadik.Autor

TEUTA-APOLONIA/ Bregu ndëshkon “Fierakët” nga pika e bardhë dhe “hipotekon” titullin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment