Gossip Sport

Foto “e frikshme” për interistët, Vanda jep sinjalin se Ikardi është shumë pranë “armiqëve”

Kapiteni i Interit, Mauro Ikardi, është duke kaluar pushime të “nxehta” në Afrikë me bashkëshorten e tij, Vanda Narra, e cila është njëkohësisht edhe menaxherja e argjentinasit.

Zërat e fundit të merkatos kanë “tronditur” tifozët e Interit. Mediat italiane kanë raportuar për një kalim të mundshëm të liderit zikaltër te rivalët e Juventusit. Kjo gjë nuk mund të gëlltitej nga tifozët e Interit, të cilët e duan me çdo kusht kapitenin në skuadër.

Hendeku mes Ikardit dhe Interit sa vjen edhe thellohet. Ditën e sotme, bashkëshortja, Vanda Narra ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto të “hot” nga plazhi, dhe ishte e veshur e gjitha bardhezi, pra me ngjyrat e skuadrës së Juventusit. Janë sinjale për një “dashuri të re” të Ikardit, apo veshja e Vandës nuk ka qenë aspak tendencioze, kjo mbetet për tu konfirmuar në ditët në vijim.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Chelsea-Newcastle. Mbyllet pjesa e parë

Delo.autor

BUKURIA E EMILY RATAJKOWSKI DHE LINJAT TRUPORE / Mahnit fansat me FOTO super seksi

Delo.autor

BARÇA NË FESTË/ Drejtori sportiv i katalanasve flet për TRANSFERIMIN E POGBAS

Isa.Autor

Leave a Comment