Futboll Sport

Selfie e tifozit me Salah alarmon Egjiptin për gjendjen e futbollistit (FOTO)

Prej pak ditësh në Rusi kanë nisur të mbërrijnë kombëtaret të cilat do të marrin pjesë në Botëror. Të dielën ishte radha e Egjiptit që u prit me entuziazëm nga shumë tifozë.

 

Pati nga ata të cilët nuk mund t’i rezistonin një ‘selfie’ me yllin e skuadrës, Mohamed Salah. Sapo ai po zbriste nga autobuzi njëri prej tyre iu afrua futbollistit që luan me Liverpool, i cili ashtu siç pritej nuk refuzoi për t’i plotësuar dëshirën tifozit.

 

Ky i fundit teksa mundohej të shkrepte foton i vendosi dorën në shpatull, por siç shihet nga video kjo i ka shkaktuar dhimbje Salah, i cili vijon të jetë në fazë rikuperimi që pas dëmtimit në finalen e “Champions League” nga Sergio Ramos.

Reagimi i egjiptianit ka alarmuar bashkëkombësit e tij të cilët presin që ai të udhëheqë kombëtaren në Botëror. Me siguri Salah nuk do të zbresë në fushë ndeshjen e parë, e cila luhet pas 4 ditësh, konkretisht të premten kundër Uruguait.

Related posts

Ndahet nga jeta/ Shokët e skuadrës i japin mundësinë “të shënojë” golin e fundit (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Granada-Real Madrid. Rezultati 1-4

Delo.autor

Sot luhen tre ndeshjet e tjera të Superligës, NICA dhe MEMELLI kërkojnë fitore e parë

Isa.Autor

Leave a Comment