Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Inzaghi te Bologna, kampionati italian me një tjetër derbi

Sezonin e ardhshëm në Serinë A, përveç ndeshjeve derbi mes skuadrave të të njëjtit qytet, do të mund të shohim edhe përballje derbi mes dy vëllezërve trajnerë.
Kjo pasi Filippo Inzaghi është shumë pranë nënshkrimit me skuadrën e Bolognës, e cila ka mbetur pa trajner, pasi vendosi të ndërpresë marrëdhënien me Roberto Donadonin.

Ish sulmuesi i Milanit dhe Juventusit ka mbërritur sot në qytetin emilian dhe ka takuar drejtuesit e skuadrës kuqeblu, ndërsa palët janë dukur të lumtura, në dalje nga zyrat e klubit.

Ende nuk ka dalë komunikata zyrtare në lidhje me këtë akord, por ajo mund të publikohet nga momenti në moment, ndërsa për Inzaghin mund të kemi një kapërcim të trefishtë, pasi në sezonin 2016-2017 drejtonte në Serinë C1, në 2017-2018, në Serinë B dhe në 2018-2019 në Serinë A.

Super Pippo sapo ka mbyllur bashkëpunimin e tij me Venezian, të cilën e çoi deri në fazën Play Off të ngjitjes në Serinë A dhe tani është gati t’i lëshojë sfidën vëllait të tij, Simone Inzaghit, që drejton skuadrën e Lazios.

Kur të dy kanë qenë në fushë e lojës, Filippo ishte lojtari më i spikatur, pasi ka shënuar shumë më tepër se i vëllai, por në trajning është pikërisht Simone, që drejton me sukses Lazion prej dy sezonesh.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Skënderbeu-Kukësi. Rezultati 2-1

Delo.autor

UEFA SHPALL LISTËN/ Futbollisti shqiptar mes 50 talentëve më të mëdhenj të Europës

Delo.autor

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Dinamo konfirmon trajnerin e ri. Pritet të prezantohet tekniku…

Delo.autor

Leave a Comment