Futboll Seria A Sport

Largimi i Hysajt çështje orësh, Ançelotti gjen zëvendësuesin e tij

Largimi i Elseid Hysaj është thjeshtë çështje orësh nga skuadra e Napolit. Ardhja e trajnerit Carlo Ançelotti duket se është një problem për mbrojtësin shqiptar dhe nuk dëshiron të punojë me të. Kjo i ka vënë menjëherë në lëvizje drejtuesit e skuadrës, të cilët kanë piketuar menjëherë zëvendësuesin e tij.

Tuttomercatoqeb raporton se bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë të skuadrës së Red Bull Salzburg, Stefan Lainer, i cili është vetëm 25 vjeç dhe shihet me shumë të ardhme.

Ende nuk ka diçka zyrtare, por kujtojmë që afati i fundit për Hysajn është deri më 30 qershor në skuadrën e Napolit, për të vendosur nëse do të qendrojë ose do të pargohet.

Related posts

Lajmi i fundit/ Armando Sadiku drejt La Ligas në Spanjë për 1 milion euro

Q.Autor

MUND TË PENALIZOHET NGA KLUBI/ Sulmuesi i Premier League: Jam infektuar dy herë me Covid, por nuk vaksinohem

Delo.autor

Rakitic: Coutinho? U pagua një çmim i tepruar

Q.Autor

Leave a Comment