Futboll Premier League Sports

Manchester United arrin marveshjen me qendërmbrojtësin e Tottenhamit

Manchester United ka arritur marrëveshjen me dy futbollistë Fred dhe Dalot, të cilët do të kalojnë te “djajtë” në sezonin e ardhshëm, si përforcimet e para për Jose Mourinho.

Por para se të fillojë kampionatit botëror, duket se United do të zyrtarizojë edhe blerjen e tretë, teksa ka arritur marrëveshjen me Toby Alderweireld, që do të largohet nga Tottenham.

“The Sun” ka shkruar se qendërmbrojtësi ka kërkuar që marrëveshja të zyrtarizohet përpara se ai të luajë ndeshjen e parë si pjesë e Belgjikës dhe ashtu do të ndodhë.

Manchester United do të paguajë 75 milionë euro te Tottenham dhe 350 mijë euro në javë për futbollistin, për tre sezonet e ardhshme. Tottenham është detyruar të pranojë ofertën e rivalëve, për të mos e humbur futbollistin me parametër zero në vitin 2019, kur i mbaron kontrata me “spurs”, të cilën nuk e rinovoi.

29-vjeçari, që konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Premier League, pati dy tërheqje muskulore gjatë sezonit të kaluar, që nuk e lanë të luanin më shumë se 20 ndeshje për ekipin e Mauricio Pochettino.

Related posts

UZUNI E NIS ME KËMBËN E “MBARË”/ Gol i sulmuesit shqiptar në La Liga (VIDEO)

F.autor

ZËVENDËSUESI I ERNEST GJOKËS/ Trajner i njohur pritet të ulet në stolin e Kukësit, ja emri

Delo.autor

Me sytë nga Europa League/ Fiorentina piketon talentin e Juventusit

Isa.Autor

Leave a Comment