Futboll Sport

UEFA jep lajmin e shumëpritur, risi e madhe për sezonin e ardhshëm

Organizmi më i lartë i futbollit në kontinent ka marr një vendim të rëndësishëm mbi mbarëvajtjen e ndeshjeve në kompeticionet europiane duke filluar nga sezoni i ri. Në një komunikatë të fundit është bërë e ditur se UEFA ka vendosur të lejojë shitjen dhe përdorimin e alkoolit në stadiumet ku do luhen ndeshje të Champions apo Europa League pas një shumë vitesh ndalim.

Kjo ka gëzuar pa masë shumë tifozë të cilët nuk kishin mundësi të konsumonin pije alkoolike kur ndiqnin ekipet e tyre të zemrës në shkallët e stadiumit. Vendimi kishte ardhur si masë parandaluese për të evituar aktet e dhunës mes tifozerive por mesa duket është parë si e panevojshme për të vazhduar, ndonëse në disa liga kombëtare nuk ka ekzistuar asnjëherë një masë e tillë.

Ndoshta për këtë mund të kenë ndikuar edhe vetë markat e famshme të pijeve alkoolike që janë ndër sponsorët kryesorë të dy kompeticioneve të UEFA për klubet.

 

Related posts

FITORJA E KATËRT RRADHAZI/ Benzema “i pandalshëm” udhëheq “tërbimin” e Real Madridit

Delo.autor

E PAPRITUR/ MOURINHO “mbijetoi” ndaj NEWCASTLE, por në Amerikë e shohin në stolin e…

Isa.Autor

KORONAVIRUSI E LË PA STËRVITJE/ LeBron jep mesazhin e papritur për të ardhmen e tij

Delo.autor

Leave a Comment