Futboll La Liga

Tifozët dhe lojtarët e duan, por Barcelona e “injoron” mesfushorin spanjoll

Tifozët dhe lojtarët katalanas dëshirojnë që Thiago Alcantara të rikthehet në “Camp Nou”. Mirëpo, po klubi si do të veprojë? Këtë mbetet t’a shohim në këtë merkato. Mesfushori ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë me Bayern Munich, ku u shpall edhe kampion i Bundesligës. 27-vjeçari këtë sezon ka luajtur 19 ndeshje me fanellën e bavarezëve dhe shihet si një lojtar tejet me rëndësi për katalanasit. Ndaj, dëshirojnë që t’a rikthejnë në “Camp Nou”.

Ai u bë pjesë e Bayern-it në vitin 2013-të, ku ka zhvilluar në total 96 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola. Portieri i Barcelonës, Andre ter Stegen në një prononcim për gazetën gjermane “Bild”, foli për rikthimin e mundshëm të mesfushorit spanjoll. Ku shprehu dëshirën që ai të rikthehet me blaugranët, edhe pse dukët që drejtuesit e kanë neglizhuar diçka të tillë.

“Do të doja që Thiago të ishte në Barcelonë. Stili i tij i lojës na përshtatet dhe nga këndvështrimi ynë, ai ka një personalitet interesant”- tha gardiani gjerman i katalanasve.

Sidoqoftë, e përditshmja katalanase “Mundo Deportivo” raporton që drejtuesit e klubit nuk e kanë në plan lojtarin, pasi janë të përqëndruar në objektiva të tjerë. Barça do të nënshkruajë me lojtarin vetëm nëse ky i fundit do të vijë ‘falas’, praktikisht i lirë. Pasi për momentin, janë të fokusuar totalisht te braziliani, Arthur Melo dhe holandezi Frenkie de Jong.

Administratori i Bayern, Karl Heinz Rummenigge, ka konfirmuar në media se ‘lojtari nuk ka dëshirë të largohet dhe se nuk ka pasur oferta ende për të’.

Related posts

Nëse largohet nga Real Madrid, ky do të jetë klubi i ri i Ronaldos

Q.Autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Chelsea në sulm për yllin e Barcelonës, një rikthim i bujshëm në Angli!

Delo.autor

NË PRAG TË 2 SFIDAVE TË QERSHORIT/ Edy Reja: Kam një listë me 35 lojtarë që duhet t’i…

Delo.autor

Leave a Comment