Futboll Seria A Sport

Agjenti i Brozovic: Klube të mëdha e ndjekin lojtarin e Interit

Agjenti i Marcelo Brozovic zbulon se ka disa klube të mëdha që duan shërbimet e klientit tët ij.

Mesfushori kroat është përfolur si një nga lojtarët që mund të largohen në mënyrë që klubi të mos ketë probleme me Fair Play Financiar, por mesa duket ai nuk kërkon të largohet.

“Mund të konfirmoj se ka disa klube të interesuar për Marcelo, por nuk mund të përmend emra,” shprehet Bicanic për calciomercato.com.

“Marcelo e konsideron Inter-in si shtëpinë e tij, atij i pëlqen Milano dhe po përgatitet të luajë në Champions League. Nëse ai do të qëndrojë apo jo do të varet edhe nga Inter dhe merkato.

“Edhe një rinovim i mundshëm varet nga Inter, dhe strategjia e klubit. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme.”

Related posts

NGA BOTËRORI TEK GATTUSO/ Trajneri Lipi: Ky derbi vlen titullin dhe Championsin, Pirlo është si…

Delo.autor

Higuain e Dybala, konfirmime për listën e Botërorit

Sadik.Autor

NGA IBRAHIMOVIC TEK MESSI/ Shihni golat më të bukur për vitin 2021 (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment