Futboll Sport

“Irresistibles”, tifozët më të çmendur të Botërorit të Rusisë vijnë nga Franca

Nëse do të kishte një garë në Botërorin e Rusisë për tifozët më të çmendur, Franca do të kishte një kandidaturë të fortë. Një grupim prej 23 tifozësh, i quajtur “Irresistibles” (të parezistueshmit), kanë shkuar në Rusi pas një udhëtimi prej 53 orësh me autobus.

Janë nisur nga Lioni, pas miqësores që luajtën me një ekip amerikan. Kanë udhëtuar nëpërmjet Gjermanisë, Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe në fund në Rusi. “Na e dha fiksimi, këto gjëra ndodhin vetëm një herë në jetë”, – tregon një nga tifozët për “L’Equipe”.

Kanë mbërritur në Rusi të martën, në 5 të mëngjesit, dhe kanë shkuar në stërvitjen e Francës, ku Desshamp, Loris, Umtiti, Matuidi, Mbape dhe Pogba i kanë pritur në një takim zyrtar. “Jeni çmendur!” – u janë drejtuar lojtarët e Francës, kur kanë ëmsuar çfarë kishin bërë.

Presidenti i “Irresistibles” është Herve Mougin. Ai shpjegon: ” E kemi krijuar grupin më 10 tetor 2010 dhe mes nesh kemi thënë se ajo është dita e Kopa-Platini-Zidane, pra 10-10-10. Shpesh koordinohemi edhe me Federatën”.

Janë 23 vetë dhe tani ndodhen në Kazan, ku kanë shkuar me tren nga Moska. Do të luajnë një miqësore me një grup tifozësh australianë, do të shohin ndeshjen Francë-Australi, pasi kanë marrë biletat nga Federata dhe më pas sërish me autobus për në Francë. Mougin jo, ai do t’i shohë të gjitha ndeshjet. Do të shkojë edhe në Ekaterinburg, 30 orë udhëtim. A ka familje ky njëri? Po, gruan dhe dy fëmijët, por ata e dinë që është i çmendur…

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Fati shpëtoi Barcelonën, ylli i Benficës bën të paimagjinueshmen para portës (VIDEO)

Delo.autor

PËRBALLJA GJYMËFINALE CHAMPIONS/ Ja lajmi i mirë që merr Potchettino për sfidën ndaj Ajaxit

Delo.autor

MBROJTËSI NAPOLETAN KËRKOHET NGA KLUBE “BIG”/ Napoli refuzon një mega ofertë për Koulibaly prej…

Delo.autor

Leave a Comment