Futboll Sport

Ancelotti: “Nuk do të drejtoj kurrë Barcelonën dhe Inter”

Me të nisur Kampionati Botëror, ka udhëtuar drejt Rusisë edhe trajneri i Napolit Carlo Ancelotti, jo për të drejtuar ndonjë përfaqësuese, por në cilësinë e opinionistit për një kanal televiziv meksikan. “Unë një ditë trajneri i përfaqësueses së Meksikës? Pse jo! Nuk kam drejtuar kurrë një kombëtare dhe herët a vonë do të më pëlqente që ta bëja”, deklaroi vetë Ancelotti pikërisht në një intervistë për një televizion meksikan.

“Pak kohë më parë u kontaktova nga Italia, por preferova të zgjedh drejtimin e një klubi sepse dua të drejtoj në mënyrë të përditshme. Në karrierë kam drejtuar skuadrën e Real Madrid, ndaj për mua do të ishte shumë e komplikuar që të punoja për Barcelonën. E njëjta gjë velen edhe për Inter: nuk do të drejtoja kurrë zikaltërit, për shkak të kaluarës time te Milan”, u shpreh tekniku italian.

Related posts

De Biasi: Argjentina fiton Kupën e Botës vetëm nëse…

Sadik.Autor

I CILËSUAR SI “PIRLO” I RI/ Milani i kërkon Brescia-s uljen e çmimit për mesfushorin Tonali

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Chelsea-Sheffield, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment