Futboll Sport

Trajneri i Spanjës/ Ronaldo i madh, por nuk do ta ndërroja me…

Trajneri i Spanjës, Fernando Hierro, vlerësoi Cristiano Ronaldon pas “hat-trick” të yllit të Portugalisë kundër “La Roja”, por nuk do ta ndërronte atë me asnjeri në skuadrën e tij. Ronaldo bëri një performancë mahnitëse në ndeshjen e Grupit B, duke shënuar nga një goditje e shkëlqyer dënimi në minutat e fundit të lojës, për të rrëmbyer një pikë në ballafaqimin e tyre hapës të Botërorit, në barazimin emocionues 3-3 me rivalët iberikë.

Megjithëse e ka drejtimin e kombëtares në dy ditët e fundit, pas shkarkimit të Julen Lopetegui, Hierro tha se nuk do ta ndërronte asnjë nga lojtarët e tij të tanishëm me superstarin e Portugalisë. “Kur keni një lojtar si Ronaldo, je jashtëzakonisht fatlum. Kjo vlen për atë skuadër që e ka atë, – tha Hierro në konferencën e tij pas ndeshjes. – Unë kam një marrëdhënie vërtet të mirë me Ronaldon, por sigurisht nuk do ta ndryshoja atë me asnjë prej lojtarëve në skuadrën time”.

Related posts

MERR NJË DHURATË PËR DITËLINDJE/ Ermir Lenjani përzgjidhet nga Federata Zvicrës në…

Delo.autor

Chelsea – Swansea, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Zidane: Ronaldo? Është më i motivuar se kurrë më parë!

Q.Autor

Leave a Comment