Formula 1 Sport

Akuza e Alonso: Sot piloti vlen gjithnjë e më pak në Formula 1

Piloti spanjoll Fernando Alonso është i qartë në deklaratat e tij, kur flet se sot elektronika është gjithçka në garat e automobilizmit, duke ulur ndjeshëm aftësitë e pilotit. “Të gjithë në mendjen e tyre mendojnë se kemi ende një kampion bote që zbret në pistë”, tha Alonso, që këtë fundjavë do të marrë pjesë në garën 24-orëshe të La Mansh.

“Mjafton të jesh në momentin e duhur, në makinën e duhur, në rrethanat e duhura dhe fiton. Këtë gjë e kemi parë me Mercedes vitet e fundit. Hamilton është pilot i fortë, që dominon, por kur erdhi Rosberg arriti gjithashtu të dominojë dhe fitojë me makinën Mercedes. Sa vlen sot një pilot? Shumë pak, hapësirat e tij për të treguar aftësitë janë zvogëluar ndjeshëm”, tha Alonso.

Related posts

REAL MADRID PROJEKTON TË ARDHMEN/ Po shkëlqen tek Flamengo, Perez piketon talentin brazilian…

Delo.autor

MANCHESTER CITY-LEICESTER/ Guardiola kërkon fitoren për titullin Premier (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

REKORD MBAS REKORDI/ Sergio Ramos i pavdekshëm në La Liga

Delo.autor

Leave a Comment