Futboll Sport

Penalltitë “halë në sy”, statistikat e Mesit nga pika e bardhë janë të tmerrshme

Lionel Mesi i “hoqi” fitoren nga duart Argjentinës në ndeshjen e parë në grupin C, teksa takimi ndaj Islandës përfundoi në shifrat 1-1. Argjentinasi gaboi nga pika e bardhë në minutën e 64-t të takimit, teksa goditja e tij u neutralizua nga portieri islandez, Halldorson.

Në fakt, statistikat e “pleshtit” për penalltitë janë të frikshme. Në 7 penalltitë e fundit me ekipin e Barcelonës, Mesi ka shënuar vetëm 3 prej tyre, ndërsa në total, nga 103 penallti që ka marrë përsipër në karrierën e tij, ka gabuar plot 24 nga to.

Related posts

“MË PËLQENTE TË DILJA DHE TË PIJA”/ Ylli i Roma-s: Mourinho më ka përmirësuar

Delo.autor

NDESHJA DERBI KRYEQYTETAS/ Barazimi “mbretëron” gjatë sfidave të majit, ja statistika

Delo.autor

ATMOSFERË SPEKTAKOLARE/ Mijëra tifozë të Islandës festë Vikinge në Moskë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment