Moto GP Sport

Jorge Lorenzo “fluturon” në Spanjë/ Piloti i Ducatit siguron pole position (VIDEO)

Jorge Lorenzo e konfirmon se ai është në një super-formë duke fituar pole position në Çmimin e Madh të Katalonjës. Piloti spanjoll i Ducati-t i mbylli provat zyrtare me kohën 1’38”680, duke lënë pas rivalin e tij të Honda-s, Marc Marquez (+ 0”066) dhe Andrea Dovizioso (+ 0”177).

Në radhën e dytë në garën e nesërme do të nisen Vinales, Iannone dhe Petrucci, ndërkohë që piloti italian Valentino Rossi me Yamaha-n e tij do ta fillojë garën nga radha e tretë, ndërsa kohën më të mirë e mbylli me + 0”586, kjo edhe për shkak të gabimeve në Kualifikueset 2.

Që prej vitit 2008, Ducati nuk arrinte që të fitonte pole postition në Katalonjë.

Dhjetëshja më e mirë u kompletua nga Zarco, i zoti i shtëpisë Rabat dhe Crutchlow, që pavarësisht se bëri një kohë të mirë, pësoi edhe një incident në xhiron kryesore.

Related posts

SHIFRAT E YJEVE/ Pesë favoritët për të fituar Topin e Artë për vitin 2021

F.autor

NDESHJA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Allegri: Ja si do ta mposhtim Atleticon me përmbysje…

Delo.autor

Mauricio Sarri i thotë “PO” klubit madhështorë në Premier Ligë

Sadik.Autor

Leave a Comment