Futboll Sport

PARTIZANI “çalon” në mbrojtje, prapavija e zbuluar në të dy anët

Pas lajmit që skuadra e Partizanit do të luajë në Kupat e Europës, drejtuesit e kuq nisën menjëherë nga puna për të përforcuar ekipin. Fillimisht priteshin rinovimet me lojtarët aktualë, ndërsa më pas do të ndërhyhej vrullshëm në merkato. Por me sa duket drejtuesit e kuq janë kapur të papërgatitur, pasi dy titullarët e ekipit s’kanë pranuar rinovimin.

Bëhet fjalë për Blerim Kotobellin i cili i ka dhënë fund bashkëpunimit me të kuqtë, por gjithashtu edhe Fejzullahi që nuk dëshiron të jetë më pjesë e 15-herë kampionëve të Shqipërisë. Në këto kushte, drejtuesit janë në emergjencë pasi u duhet të gjejnë menjëherë dy lojtarët anësorë për Kupat e Europës. Prapavija e kuqe është e zbuluar në mbrojtje dhe pritet me interes të mësohen se cilët do të jenë dy pasardhësit e tyre.

Related posts

NË RAST KUALIFIKIMI NË CHAMPIONS/ Ja shifra që përfiton Partizani nga UEFA

Delo.autor

COVID-19/ Qeveria italiane merr aktin ekstrem, në stadium do të lejohet hyrja vetëm e…

Delo.autor

Flamurtari ndejt shpërbërjes, vetëm afrimet e janarit nën kontratë

Sadik.Autor

Leave a Comment