Futboll Sport

Flamurtari vetëm 4 lojtarë në kontratë, koha nuk premton për vlonjatët

“Deja vu”! Flamurtari duhet gjithnjë të rindërtojë skuadrën. Viti i 5-të radhazi që klubi kuqezi e rifillon thuajse nga 0. Gjatë pjesës së parë të edicionit të kaluar ekipi po funksiononte nën drejtimin e Shpëtim Duros dhe u mendua se më në fund e gjetën stabilitetin edhe në Vlorë. Se çfarë ndodhi nga Janari e deri në fund është histori e njohur.

“Thuajse i gjithë grupi i lojtarëve do të vazhdojë edhe sezonin tjetër,” – deklaronte administratori Sinan Idrizi në muajin maj. Kohë ka për ta mbajtur fjalën, megjithëse gjasat janë që të mos ndodhë.

Nga i gjithë grupi që e mbylli edicionin e fundit kanë rinovuar deri më tani vetëm 3 lojtarë, Emiliano Musta, Muhamed Useini dhe kapiteni, Tomislav Bushic. Në këtë periudhë të parë të merkatos një nga arsyet kryesore që ka penguar rinovimet apo edhe prurje të reja ka qenë mungesa e trajnerit.

Tashmë me ardhjen e sigurt të Ilir Dajës situata pritet të ndryshojë dhe do të jetë pikërisht ky i fundit që do të vendosë se cilët lojtarë të sezonit të shkuar dëshiron t’i ketë sërish në skuadër dhe kë elementë kërkon të afrojë për të ndërtuar një ekip me potencial të rëndësishëm. Ndoshta ka ende kohë, megjithëse koha nuk është asnjëherë e mjaftueshme.

Related posts

“ZIKALTËRIT” NË GARË ME KOHËN/ Inter rikthen interesin për mbrojtësin e Premier League…

Delo.autor

DEKLARATA BEFASUESE/ Allegri: Interi mund të fitojë titullin kampion në Serie A

F.autor

POZOI “HOT” PËR UELLSIN/ Kush është bukuroshja që u mundua të motivonte lojtarët për sfidën ndaj Zvicrës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment