Futboll Seria A Sport

Walter Sabatini i bashkohet Sampdoria-s…

Sampdoria ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Walter Sabatini-t si drejtorin e ri teknik të klubit.

Daniele Prade është larguar nga posti javën e kaluar për të marrë të njëjtin pozicion tek Udinese, dhe ai do të zëvendësohet nga ish-drejtori i Roma dhe Inter.

“Sabatini, një nga komandantët e mëdhenj të futbollit italian dhe ndërkombëtar, me eksperiencë profesionale të nivelit më të lartë, do të jetë drejtori i ri teknik duke filluar nga 1 korriku,” shkruhet në një deklaratë nëpërmjet faqes zyrtare.

Sabadini së fundmi ka qenë koordinator teknik mes Inter dhe Jiangsu Suning, por ai u largua nga Roma në marsin e kaluar.

Related posts

Merkato/ Mourinho kërkon 3 përforcime, ja repartet ku do të ndërhyjë ‘Special One’

Q.Autor

Real “turpëron” Juven, Ronaldo është “ustai” në Champions!

Sadik.Autor

Mbrojtja “tradhton” Panuccin/ Izraeli mposht Shqipërinë me pragmatizëm

Isa.Autor

Leave a Comment