Futboll La Liga

Nuk ka fitues në sfidën mes Celta Vigos e Barcelonës, çerekfinalisti mësohet në “Camp Nou”

90 minutat e para nuk kanë dhuruar fitues në sfidën mes Celtas e Barcelonës dhe çerekfinalisti i Copa del Rey do të mësohet javën e ardhshme në “Camp Nou”.

1:1, kështu ka përfunduar ndeshja e parë mes Celta Vigos e Barcelonës në kuadër të Copa del Rey që u zhvillua në stadiumin, ‘Balaidos’, shkruan Gazeta Express.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, me golin e të riut të akademisë, Jose Arnaiz (15’), barazoi gjithçka në minutën e 31’të, Pione Sisto.

Deri në fund, dyja skuadrat kishin rastet e veta, por përfundoi me golat e pjesës së parë dhe çerekfinalisti në Kupën e Mbretit do të mësohet në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou” javën e ardhshme.

Related posts

PUBLIKOHET AXHENDA/ Sa shumë përballje delikate në javën e 21-të të Kategorisë Superiore, ja 5 sfidat…

Delo.autor

Maradona feston me dy gishtat e Mes(s)it (VIDEO)

Sadik.Autor

Loris: Nuk luftohet me lule, duhet të jemi në lartësinë e ëndrrës sonë për të mundur Uruguain

Isa.Autor

Leave a Comment