Futboll Sport

U transferua me bujë në Angli/ Kaleb EKUBAN jashtë planeve të trajnerit argjentinas

Futbollisti italian që mbërriti me shumë bujë nga Shqipëria drejt klubit të njohur të Leeds United nuk është në planet e trajnerit të njohur argjentinas Marcelo Bielsa. Problemet fizike me dëmtimet dhe rendimenti minimal i shënimit të golave nuk ka kënaqur aspak ish-teknikun e Argjentinës dhe Marsejës. Sipas “ghanasoçernet” Bielsa po mendon të nënshkruajë me një sulmues të ri më produktiv.

Ekuban u transferua te Leeds sezonin e kaluar pas një sezoni fantastik me Partizanin ku shënoi 17 gola në 34 ndeshje duke u renditur si golashënuesi i dytë më i mirë në sezonin 2016/2017. Ai u transferua në pronësi të Chievos për 768 mijë €. Por në Angli ka shënuar vetëm 1 gol në 20 takime.

Related posts

PAS BARAZIMIT NDAJ QARABAG/ Erald Çinari: Nëse do shënoja, dedikim special për…

Delo.autor

TIFOZËT “PUSHTOJNË” FUSHËN PAS DUELIT/ Ja pamjet nga festa e “çmendur” e Partizanit (VIDEO)

Delo.autor

DEBUTOI NDAJ ITALISË/ Theu çdo rekord me Spanjën, por shikoni plagët e 17-vjeçarit pas ndeshjes (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment