Futboll Sport

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi zëvendëson Ilir Dajën

Vetëm një ditë pas zyrtarizimit të teknikut Ilir Daja në krye të pankinës së Flamurtarit, vendi i lënë bosh prej tij te pankina e skuadrës së Skënderbeut është plotësuar me një veteran të bardhekuqëve. Trajneri i ri i ekipit korçar do të jetë kapiteni dhe portieri tashmë legjendë i Skënderbeut, Orges Shehi. Në dilemë prej kohësh në lidhje me të ardhmen e tij, veterani Shehi duket se ka gjetur tashmë rolin që do të mbajë me bardhekuqtë për të vazhduar historinë te ekipi korçar.

Në moshën 40-vjeçare, Shehi do të nisë në krye të Skënderbeut eksperiencën e tij të parë në rolin e trajnerit. Kur pritet vetëm zyrtarizimi dhe bërja publike e këtij emërimi, kujtojmë se portieri veteran Orges Shehi është pjesë e rëndësishme e zinxhirit të sukseseve të skuadrës së Skënderbeut me të cilën është bashkuar që në vitin 2010 dhe pritet të marrë detyrën e trajnerit të korçarëve në një moment delikat për klubin bardhekuq, kur rrezikohet konfirmimi nga CAS i dënimit për perjashtimin 10-vjeçar nga të gjitha kompeticionet europiane, të dhënë nga UEFA.

Related posts

ÇËSHJTA LEONARDO – SUSO/ Milani kërkon të paguajë 4 milion euro, por ja çfarë e shqetëson…

Delo.autor

MOMENTE TENSIONI NË “SAN SIRIO”/ Sherr në fund të sfidës Milan-Lazio. E nis Ibra dhe përfundon me… (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ BAYERN tallet me “Katalanasit”! Tsunami golash gjerman (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment