Futboll Sport

Mediat botërore: Modric e eklipsoi Messin, meriton “Topin e Artë”

Shtypi ndërkombëtar vlerësoi performancën e Luka Modric kundër Argjentinës. Ato e caktojnë mesfushorin kroat si fitues të qartë në betejën e “10”, që ai kishte me Leo Messin, gjatë përplasjes direkte të Botërorit të Rusisë, ku ballkanasit fituan 3-0 ndaj amerikano-jugorëve. Madje, prestigjiozja sportive italiane, “La Gazzetta dello Sport” e konsideron kroatin e Real Madridit të denjë për “Topin e Artë”. Performanca e Rakitic, lojtar i Barcelonës, është theksuar, gjithashtu.

Daily Mail (Angli) – “Me Messin e izoluar, Modric e ka fituar betejën e numrave “10”. Messi mbeti krejtësisht në hijen e Luka Modric, numrit 10 të Kroacisë, i cili ishte në qendër të çdo gjëje që ndodhi në ndeshjen Argjentinë-Kroaci. Ai ishte motori dhe strategu i Kroacisë. Ishte një bashkim i çuditshëm i forcave mes Barcelonës dhe Real Madridit: Rakitic dhe Modric dominuan ritmin në mesfushë. Çdo herë që Kroacia doli përpara, Modric bëri spektakël me topin. Falë dirigjimit të tij, argjentinasit u rrudhën dukshëm prapa”.

La Gazzetta dello Sport (Itali) – “Modric dhe Rakitic janë mesfushorët, që vranë ëndrrat e Argjentinës, të enjten në mbrëmje. Udhëheqësi i Kroacisë ishte Luka Modric, i cili e meriton “Topin e Artë”, por ndoshta kurrë nuk ta fitojë”.

BBC (Angli) – “Pjesa e dytë ishte një shfaqje e vazhdueshme mbresëlënëse e dominuese nga Kroacia, e ndriçuar nga një moment i magjisë së numrit të vet 10, e mjeshtrit Luka Modric, që me të drejtë u shpall njeriu i ndeshjes”.



Olé (Argjentina) –
 “Kroacia, me mjeshtrin e lojës, Luka Modric, tregoi dhëmbët e saj ndaj Messit me shokë. Argjentina, mesa duket, nuk e konsideron gabim që të dështojë që në grupe, në Botërorin e Rusisë”.

The Guardian (Anglia) – “Luka Modric e plotësoi kryeveprën e tij për golin më të mirë të Botërorit”.

Daily Telegraph (Angli) – “Modriç dhe Rakitiç kontrolluan mesfushën dhe diktuan ritmin e lojës ndaj Argjentinës, e cila, nga ana tjetër, ishte shumë e dëshpëruar, si peshku pa ujë”.

L’Equipe (Francë) – “Luka Modric luajti një ndeshje të shkëlqyeshme në mesfushë, i shoqëruar sidomos nga Ivan Rakitiç, po ashtu i shkëlqyeshëm. Ata vallëzuan në fushë, ndaj një kombëtareje argjentinase me dobësi shqetësuese”.

Bild (Gjermani) – “Një gol ëndrrash nga ylli i Real Madridit, Luka Modriç, shënjoi fitoren kroate ndaj Argjentinës. Kroacia, kombëtarja me futbollin më të qartë deri tani në këtë Botëror”.

Related posts

Dridhet “OLD TRAFFORD”! Pogba dëshiron të luajë te kjo skuadër

Sadik.Autor

AKUZA PËR DOPING/ Çfarë është “Dexamethasone”: Substanca që po rrezikon karrierën e Ramosit

Isa.Autor

“Grushti i hekurt” në La Liga/ U paraqitën me vonesë në stërvitje, klubi i nxjerr në shitje

Q.Autor

Leave a Comment