Futboll Sport

Zviceranët/ Falë “SHQIPONJAVE” Xhaka dhe Shaqiri, ne ëndërrojmë të fluturojmë lart

Me këtë titull, që njeh meritat maksimale të dy lojtarëve shqiptarë të kombëtares së Zvicrës, të cilët shënuan në portën e Serbisë dhe festuan me “shqiponjë”, në shenjë respekti dhe nderimi për rrënjët e tyre shqiptare, është hapur tabloidi më i madh helvet, “Blick.ch”. Në shkrimin e tij nënvizohet:

“Stadiumi Kaliningrad është i vendosur në duart e Serbisë. Rusët mbështesin “vëllezërit” e tyre serbë. Zviceranët me rrënjë në Ballkan (Shaqiri, Behrami, Xhaka, Seferovic dhe Dzemaili) vërshëllehen pa mëshirë në çdo kontakt me topin. Edhe futbollistët serbë në fushë ndërhyjnë pa mëshirë. Shumë shpejt vjen goditja.

Zuber, golashënuesi i barazimit 1-1 kundër Brazilit, humbet topin. Djathtas, Tadic driblon Rodriguez dhe kroson në zonën tonë. Mitrovic e ka kokën përpara Schär. 0-1, tashmë, në minutën e pestë. Zvicra po zgjohet ngadalë…

… Dhe vjen goli i barazimit. Shaqiri godet fort. Predha e “xhuxhit magjik” është bllokuar. Por nga hapësira e lirë vjen Xhaka. Dhe plotëson mrekullisht nga 25 metra! Xhaka, i cili lëviz buzët kur luan himnin zviceran, bën gëzimin shqiptar. Çfarë provokimi! Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën si një shtet të pavarur.

Në nëntor 2014 u vendos në “Nati” se, në të ardhmen, simboli me “shqiponjë” do të hiqet nga festimet. Betimi i burrave të asaj kohe zgjati pothuajse katër vjet, deri në natën e së premtes. Ndeshja vazhdon. Predha e Shaqirit trondit trekëndëshin e portës serbe.

Dzemaili duhet të dalë. Trajneri Petkovic sjell edhe më shumë forcë sulmuese me Embolo. Shaqiri lançon një kundërsulm. Ai pengohet në momentin e fundit. Por jo në kundërsulmin vrastar, të cilin “xhuxhi magjik” e finalizon me finesë, duke shokuar

Related posts

E PAPRITUR/ Hyka ndërpret kontratën me San Jose, pikëpyetje mbi të ardhmen

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Vjen një tjetër largim i madh te Milani, ja emri

Delo.autor

FANTASTIK/ Sulmuesit më efikas në Ligën e Dytë spanjolle, MANAJ në 5 më të mirët

Isa.Autor

Leave a Comment