Futboll Premier League Sport

NIS ME PËRFORCIME TË MËDHA/ Manchester City gati 60 milionë euro për lojtarin e “Zonjës së Vjetër”

Zhoao Kanselo bëri një nisje shumë të mirë të sezonit te Juventusi, por pas janarit nisi rënia e formës së tij dhe kështu te “Zonja” po mendojnë shitjen.

zhoao kanselo

Sipas asaj që raporton portugezja “Record”, Siti është gati të japë 60 milionë euro për mbrojtësin e krahut dhe Juventusi është predispozuar të pranojë. Flitet madje se është arritur akordi mes palëve.

Kanselo u ble për 40 milionë euro dhe Juventusi nëse e shet do të fitojë brenda një sezoni 20 milionë euro nga një lojtar.

Çdo gjë do të varet nga trajneri i ri i Juventusit, që ende po kërkohet. Nëse ai do të aprovojë shitjen, pritet të bëhet që në muajin e parë të merkatos.

Related posts

KLUBET NË KRIZË PREJ PANDEMISË/ La Liga arrin marrëveshjen historike me vlerë 2.7 miliardë euro

Delo.autor

STADIUMI PLOT PËR INTERIN NDESHJEN E RADHËS/ Ndeshje speciale dhe për “Inter Club Albania”

Isa.Autor

EMRE CAN I HABITUR NGA MODESTIA E “CR7″/ “Qëndron me këmbët në tokë, nuk sillet si yll”

F.autor

Leave a Comment