Futboll Sport

9 orë në operacion/ Ish-mbrojtësi i LIVERPOOL-it fiton betejën me tumorin

Thonë se “jetëgjati s’bëhet kurrë jetëshkurtër”. E kjo shprehje i shkon për shtat ish-mbrojtësit të njohur të Liverpool-it, Jose Enrique. Ish-lojtari spanjoll ka fituar betejën më të vështirën të jetës së tij. Para dy muajsh ai u diagnostifikua me një tumor të rrallë në kokë që quhej kordoma. Mjekët i patën dhënë pak shpresa.

Madje atij iu bë me dije që edhe mund të mos dilte i gjallë nga salla e operacionit. Megjithatë mori guximin dhe ashtu si në fushën e blertë, kurrsesi nuk lejoi që të cënohej jeta e tij.

Operacioni zgjati nga ora 9 e mëngjesit deri në 6 të pasdites. I rrethuar nga familjarët e tij, Enrique arriti t’ia dilte. Pas kësaj, lojtari ka reaguar duke thënë: “Arrita ta fitoj ndeshjen më të vështirë në jetën time”.

 

Related posts

PRITET ZYRTARIZIMI/ Ish-lojtari i Lazios dhe Inter rikthehet në Serinë A, ja emri

Delo.autor

Para Shqipërisë, Bale ka një hall të madh për të zgjidhur

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ FIORENTINËS/ Allegri: Jam i kënaqur me grupin, por duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment