Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Chelsea dhe Conte, drejt gjyqit për të zgjidhur shkarkimin

Marrëdhënia e tensionuar mes Antonio Contes dhe Chelea-t mund të përfundojë në proces gjyqësor. Sipas “Daily Star”, avokatët e presidentit të bluve të Londrës, Roman Abramovich, po studiojnë të gjithë mundësitë për të kuptuar nëse është e mundshme për ta ulur ndjeshëm shumën 9 milionë euro që Chelsea duhet t’i paguajë trajnerit italian si dëmshpërblim për pushimin nga puna. Është pikërisht ky element që po vonon shkarkimin zyrtar të Contes dhe emërimin e Maurizio Sarrit.

Te Chelsea besojnë se mund të shfrytëzojnë sjelljen e Contes ndaj Diego Costas, të cilin e largoi thjesht me një mesazh telefonik. Sulmuesi i përfaqësueses së Spanjës, që ka arritur të shënojë tre gola në Botëror, nuk pranoi të kthehej në Londër duke qëndruar një fazë pa luajtur me çmimin e kartonit të futbollistit që pësoi rënie drastike.

Në këtë pikë ngulmojnë përfaqësuesit ligjorë të Chelsea-t, ndërsa Sarri dhe ndihmësi i tij Gianfranco Zola janë në pritje për të nisur punën në Londër.

Related posts

E BUJSHME/ Kërkon rritje page, sulmuesi i Bayern tremb klubin. Ndryshon edhe agjent

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Egnatia, Kukësi dhe Laçi me më shumë transferime. Ja të gjitha lëvizjet e kryera deri tani në Kategorinë Superiore

F.autor

MILAN TUNDOHET/ Por objektivat, familja dhe paratë largojnë Ibrën. E ardhmja mbetet mister

Delo.autor

Leave a Comment