Gossip Sport

Rafaella dhe Bruna përloten në tribunë (FOTO)

Motra e Neymar, Rafaella Beckran dhe partnerja e tij, Bruna Marquezine e kanë përjetuar me emocion të madh ndeshjen e djeshme që Brazili luajti ndaj Kosta Rikës. Të dyja bukuroshet ishin të pranishme në tribunën e stadiumit, ku prisnin në ankth gjersa ‘Seleçao’ të merrte avantazhin. Madje, në fotot e publikuara në mediat e huaja, motra e sulmuesit të Paris Saint Germain ndihej tepër nervoze dhe në ankth gjersa Coutinho dhe vëllai i saj shënuan.

Në një foto që “The Sun” ka publikuar, shihet bukuroshja që shtrëngon duart pranë gojës dhe me sytë e përlotur që lënë të nënkuptosh që lutet për fitoren e Brazilit. Por, në fund festoi, pasi Brazili ia doli të shënojë dy herë në portën e Keylor Navas, me anë të mesfushorit të Barcelonës, Philippe Coutinho dhe yllit të PSG-së, Neymar. Pas 90 minutave lojë erdhën më në fund dy golat e shumë kërkuar gjatë gjithë ndeshjes nga aksionet sulmuese të djemve të Tite.

Related posts

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Drejtori sportiv i Wolfsburg sulmon UEFA-n: Na dërgoi në zonë me rrezik të lartë

Delo.autor

“ILIR DAJA I DUHURI PËR PARTIZANIN”/ Skerdi Bejzade: Ai nuk pranon ndërhyrje…

Delo.autor

Juventus përcakton tre objektivat për të përforcuar sulmin

Sadik.Autor

Leave a Comment