Futboll Seria A Sport

Gattuso rrezikon, ja kë duan amerikanët në drejtim të Milan

Thomas Ricketts, miliarderi 55-vjeçar amerikan që interesihet për të blerë Milan-in, duket se nuk ka ndërmend t’i besojë Gennaro Gattuso-s nëse bëhet pronar i kuqezinjve.

Në harkun e pak ditëve, milanezët do të njohin emrin e ortakut të ri. Gjithçka do të ndodhë para afatit të vendosur nga fondi Elliot për kthimin e 32 milionë eurove të derdhura për rritjen e kapitalit dhe para udhëtimit në Lozanë për të apeluar vendimin e UEFA-s për përjashtimin e ekipit nga kompeticionet europiane, që duket i pashmangshëm.

Kështu, tifozët kuqezinj duhet të përgatiten për një tjetër përmbysje brenda ekipit. Ata që do të marrin drejtimin, në fakt, mund t’i japin jetë revolucionit të radhës dhe askush nuk do ta kishte vendin e sigurt.

As Fassone me Mirabelli-n, por as Rino Gattuso, i cili, sipas mediave italiane, do të zëvendësohej nga Antonio Conte. Kjo situatë po ndiqet nga jashtë edhe nga Paolo Maldini, i cili mund të ketë një rol drejtuesi në klub nëse ndryshon pronësia.

Related posts

Real Madrid PRANON ofertën, ja kur do të mbërrijë RONALDO në Torino (DETAJET)

Isa.Autor

UEFA SHPALL LISTËN/ Futbollisti shqiptar mes 50 talentëve më të mëdhenj të Europës

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Skënderbeu-Bylis. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment