Futboll Premier League Sport

Poul Pogba bën deklaratën TRONDITËSE: Ky do të jetë Botërori im i ….

Paul Pogba frikësohet se ky në Rusi do të jetë Kampionati Botëror i fundit për atë. “Mund të jetë Kupa e Botës e fundit për mua. Unë jam realist. Nuk e dimë nëse do të grumbullohem më, mbase futbollistë të tjerë do tëjenë më të mirë se unë. Unë shpresoj që të luaj më shumë. Deri tani e kam patur shansin që të luaj në dy Kupa Bote, ndërsa disa të tjerë vetëm mund të ëndërrojnë që të luajnë në një”, deklaori mesfushori francez përpara ndeshjes së të martës kundër Danimarkës, e fundit për Grupin C.

Ylli i Manchester United është përballur me kritika të shumta në lidhje me paraqitjen dhe rendimentin e tij gjatë sezonit të fundit, por mbetet pjesë e planeve të trajnerit të Francës Didier Deschamps. Pogba ka qenë titullar në të dy ndeshjet e zhvilluara nga Les Bleus në grup, në fitoren 2-1 ndaj Australia si dhe në fitoren 1-0 ndaj Peru. Ekzistojnë shanset që 25-vjeçari të pushojë në ndeshjen e të martës, për të rigjetur mbase formën optimale për fazën tjetër, pasi Franca ka siguruar kualifikimin për në 1/8 e finales.

Related posts

UEFA SHPALL FORMACIONIN MË TË MIRË NË EURO 2020/ Dominojnë italianët, mungon Cristiano Ronaldo

Delo.autor

Nga Atletico te PSG, këto janë mbrojtjet më të mira të Europës të 2017-ës

Q.Autor

TRAJNERI I DORTMUNDIT/ Favre lëshon alarmin: Vetëm ai nuk mjafton, Bayern një hap para nesh

Delo.autor

Leave a Comment