Futboll Sport

BEFASIA/ Trajneri i Argjentinës lë jashtë formacionit “yllin” e skuadrës

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, është duke planifikuar ndryshime në ndeshjen më vendimtare të ekipit të tij kundër Nigerisë të martën në Shën Petersburg, raportojnë mediat argjentinase.

Sampaoli, i cili është nën presion tejet të madh pasi dy herë fituesi i Kupës së Botës rrezikon të eliminohet herët nga Kupa e Botës Rusia 2018, pas barazimit 1-1 në ndeshjen hapëse kundër Islandës dhe humbjes turpëruese 3-0 nga Kroacia në ndeshjen e dytë, ka eksperimentuar gjatë seancave stërvitore ditët e fundit duke e testuar një formacion 3-4-4 ma praninë dhe varësinë e Lionel Messit.

Kombëtarja nga Amerika Jugore që mbërriti në Rusi si njëra prej favoriteve tani ka nevojë për një fitore ndaj Nigerisë për të kaluar në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Sampaoli, i cili u la në baltë nga dy gabime të tmerrshme të portierit  të Chelseat, Willy Caballeros, në ndeshje ndaj Kroacisë të enjten e kaluar, pritet ta ulë në stol portierin veteran dhe në vend të tij ta fusë Franco Armani të River Plates.

Gazeta e përditshme argjentinase “Ole” e ka publikuar një fotografi duke e zbuluar formacionin startues të Sampaolit kundër Nigerisë.

Në fotografi, shihet një skenar ku dy skuadra me nga shtatë lojtarë përballen njëra me tjetrën në stërvitje, por aty vërehet mungesa e Messit.

Sipas mediave argjentinase, përveç Messit pritet të ulen në stol edhe Sergio Aguero, Lucas Biglia dhe Marcos Acuna.

Related posts

Man. United kërkon t’i rrëmbejë një lojtar me peshë Barcelonës

Sadik.Autor

NJËSOJ SI MESSIT/ Tifozi shqiptar futet në fushë dhe i puth këmbën Granit Xhakës

F.autor

LIVE/ Roma-Juventus, Nis derbi torinez në “Olimpico”

Delo.autor

Leave a Comment