Futboll Sport

Priste tu bënte MILIONER/ Goli i Krosit e dogji vetëm për pak cm tifozin anglez (FOTO)

Një tifoz i pafat ka humbur mijëra euro, nga goli i djeshëm i Toni Kros. Bastexhiu i pafat, i cili në mediat angleze raportohet se quhet Li Robinson, kishte fituar dy bastet e para të skedinës, që Lukaku do shënonte një dy golësh ndaj Tunizisë, ndërsa Meksika do fitonte në kokë, 2-1 ndaj Koresë së Jugut.

Për të plotësuar koeficientin e frikshëm 1049, tifozi kishte vendosur bastin se Kros do të shënonte një gol, nga jashtë zonës së penalltisë. Edhe pse në sekondat e fundit, Kros ia doli të shënonte, por për fatin e tij të keq, edhe pse faulli i gjermanit ishte jashtë zonës, ai e nisi në fillim topin, dhe Rojs e ndaloi brenda zonës, dhe goditja përfundimtare që do sillte edhe golin, erdhi kur topi ishte brenda vijës së 16 metrave.

Një fat me të vërtetë i keq ky për tifozin, i cili kishte vendosur 5 paund për këtë skedinë, dhe presite të fitonte rreth 6000 euro.

Related posts

Interi në hall, mesfushori Vecino mungon ndaj Torinos

Sadik.Autor

Abbiati: Gattuso është trajneri i duhur për Milanin

Sadik.Autor

Carrasco largohet nga Atletico, drejt transferimit në Premier League

Q.Autor

Leave a Comment