Futboll Sport

HUMBËN TURPSHËM/ Por golin e parë në Botëror panamezët e festojnë me lot, puthje dhe…(VIDEO)

Panamaja mori një humbje tenistike sot në ndeshjen e dytë të grupin në Botëror. Skuadra nga Amerika Qendrore që merr pjesë për herë të parë në një kompeticion të tillë u mund me shifrat 6-1 nga Anglia, por gjithsesi kjo sfidë nuk do të sjellë vetëm kujtime të këqija për ata.

Kjo sepse futbollisti Felipe Baloy shënoi golin e parë për kombin e tij në Botëror. Moment ky që ka bërë të shpërthejë një festë e papërmbajtur në shkallët e stadiumit.

Panamezët në videon e mëposhtme dëgjohen teksa bërtasin e çirren për golin, por jo vetëm kaq. Një çift nuk i kursen as puthjet, ndërsa edhe lotët nuk mungojnë.

Related posts

SKANDALI/ PSG mohon akuzat për mashtrime ndaj “fair play financiar”

Isa.Autor

(VIDEO) Chelsea kalon në epërsi ndaj Southampton, ja autori i golit

Q.Autor

“Barça është e para në botë, fiton më shumë se Real dhe Man.United!”

Isa.Autor

Leave a Comment