Futboll Sport

ZYRTARE/ Juventusi siguron mbrojtësin portugez për 40 milionë euro, vizitat mjekësore të…

Juventusi nuk ka ndërmend ta ndërpresë stilin e vet fitues, as në sezonin e ardhshëm. Pas zyrtarizimit të Emre Can javën e kaluar, ai i Joao Cancelo së shpejti do të mbërrijë. Po, sepse negociatat me Valencian do të konsiderohen të përfunduara.

Siç është raportuar nga “Gazzetta dello Sport”, në fundjavë janë paraqitur të gjitha detajet e marrëveshjes. Juventusi do të paguajë për Cancelo në tre transhe, ku i pari do të jetë më i fuqishmi, rreth 15-17 milionë euro në të njëjtën kohë. Pjesa tjetër do të jetë e shpërndarë në të ardhmen.

Po si u arrit marrëveshja me menaxherin e Cancelo, të fuqishmin Jorge Mendes? Duke ofruar rreth 3 milionë euro neto në sezon për pesë vjet. Lojtari është në Meksikë dhe pret të kalojë vizitat mjekësore të mërkurën.

Vetëm që të përmbyllë transferimin e Joao Cancelo, Juventusi aktualisht i ka ndaluar negociatat për Golovin, për shkak se është praktikisht e pamundur për t’u marrë me lojtarin e CSKA së Moskës, sepse me paraqitjen e bërë në Botërorin e Rusisë, çmimi i tij është rritur në mënyrë dramatike.

Related posts

KURSEHET NDAJ BURTON/ Tjetër rrjetë e paprekur për Muriqin

Delo.autor

25 FITORE NGA 26 NDESHJE NË PREMIER/ Ja rekordi që vendos Liverpool 3 muaj para fundit të sezonit

Delo.autor

“MBASE NUK ISHTE…”/ Fabregas deklaron: Henry do të bëhet trajner i madh

Delo.autor

Leave a Comment