Futboll Seria A Sport

Refuzoi Sampdorian për Lazion, Valon Berisha drejt Serisë A

Kalimi i Valon Berishës te Lazio nuk është më thjesht një ëndërr për tifozët bardhekaltër. Sikurse njoftojnë mediat italiane, mesfushori i Salzburgut është pranë kalimit te skuadra romane, ku do të gjente një tjetër shqiptar, pikërisht drejtorin sportiv, Igli Tare, një mjeshtër në kryerjen e goditjeve të mëdha në merkato.

25-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës ishte shumë pranë kalimit te Sampdoria po në Serinë A, por në fund skuadra nga Gjenova u tërhoq nga bisedimet, pasi lojtari vonoi në kthimin e një përgjigjeje përfundimtare. Edhe Salzburgu lajmëroi në një njoftim për shtyp pak ditë më parë se futbollisti do të vijonte përgatitjet me skuadrën.

Duket se gjithçka është luajtur pas kuintave. Vetëm kështu mund të interpretohet vendimi i Berishës për të mos marrë në konsideratë ofertat nga klubet e tjera.

Mesfushori shqiptar pritet të zbarkojë se shpejti në Romë për të kryer vizitat mjekësore e në fund për të hedhur të zezën mbi të bardhë me Lazion.

Tifozët laziale i njohin shumë mirë cilësitë e Berishës, pasi skuadra e tyre u eliminua pikërisht nga Salzburgu në çerekfinale të Europa League-s sezonin që kaloi.

Related posts

BARAZIMI NDAJ NORVEGJISË PËR “QATAR 2022″/ Van Dijk: Haaland na dha një leksion

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi i Kosovës i jep një pikë ekipit të ri kundër Menemenspor (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Mercedes rikthehet e shpejtë, Hamilton “pole position” në Barcelonë

Sadik.Autor

Leave a Comment