Futboll Seria A Sport

Milani mesazh UEFA-s: Të trajtohen njësoj të gjithë (FOTO+VIDEO)

Në pritje të vendimit të UEFA-s, Milani i ka dërguar një mesazh UEFA-s. Te “Djalli” ekziston frika se dënimi i institucionit numër 1 të futbollit evropian do t’i shkatërrojë klubit punën e madhe të një sezoni duke i përjashtuar ata nga Liga e Evropës. Sigurisht që kjo do të reflektojë në dëme financiare dhe në dëmtimin e ekipit, pasi shumë objektiva nuk do të pranojnë që të luajnë në një skuadër që nuk merr pjesë në një kompeticion evropian.

“Në pritje të vendimit të UEFA-s, duam që të ndajmë me ju disa fakte thelbësore. Ne presim barazimi, gjykime të bazuara në fakte dhe rregulla të barabarta për të gjithë”. Mesazhi u Milanit u publikua në llogaritë e veta në rrjetet sociale, shoqëruar edhe më një video.

Sot pritet që të shpallet vendimi nga Dhoma e gjykimit të UEFA-s në lidhje me shkeljet e regjistruara nga 2014 deri në 2017 për Fair Play-n financiar. Sipas medieve italiane, UEFA mund të vendosë që për shkak të këtyre dy shkeljeve ta përjashtojë “Djallin” për dy vite nga kompeticionet evropiane.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Tifozat e Partizanit mbushin Tiranën flamuj të kuq (FOTOT)

F.autor

INTER-JUVENTUS/ CR7 mposht Handanovic me një “perlë”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

RINOVIMI ME IBRËN 38 VJEÇ? Maldini: Secili plaket në mënyrën e tij. Unë fitova Champions-in 39 vjeç…

Delo.autor

Leave a Comment