Futboll Sport

Para vendimit nga FIFA/ Shaqiri e Xhaka marrin MBËSHTETJE nga e gjithë bota

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët i siguruan fitoren Zvicrës në ndeshjen kundër Serbisë, mund të dënohen nga FIFA. Madje, FIFA tashmë ka nisur një procedurë kundër tyre, pas ankesave të Serbisë për kinse provokim.

Xhaka dhe Shaqiri, festuan golat e tyre kundër Serbisë duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar, të cilën serbët po e quajnë provokim.

Mbështetje e madhe për Xhakën dhe Shaqirin është duke u bërë në rrjete sociale nga përdorues të ndryshëm anembanë botës.

Duket se me lojtarët shqiptarë janë solidarizuar edhe ushtarët zviceran. Të paktën, kështu mendohet sipas një fotografie të publikuar në rrjetin social Twitter.

Një llogari publikoi një fotografi të ushtarëve duke bërë simbolin e shqiponjës me duar dhe shkroi: “Këta trupa po solidarizohen me Xhakën dhe Shaqirin”.

Related posts

CR7 RIKTHEHET NË MADRID! “Përbindëshi” Ronaldo prezent në “El Clasico” (FOTO)

Delo.autor

“KRISJE” TE MILANI/ Fonseca vendos në pikëpyetje lojtarët e tij: Jam i lodhur, do marr futbollistë nga të rinjtë

F.autor

“Futbolli ka nevojë që Messi ta fitojë Kupën e Botës”

Sadik.Autor

Leave a Comment