Futboll Sport

Egjipti befasohet nga Arabia Saudite, Salah largohet me turp nga Botërori (VIDEO)

Arabia Saudite ka mundur Egjiptin me rezultatin 2-1

Mohamed Salah largohet me një tjetër gol nga ky kompeticion, dhe këtë herë me një perlë tipike. Pasi merr një top të gjatë nga mbrojtja, ylli i Liverpool sheh daljen e portierit dhe vendos të lëshojë një parabolë të përsosur me topin që përfundon në rrjetë.

Ndërkohë Arabia barazon rezultatin me një penallti në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, pasi kishte humbur një penallti disa minuta më parë. Në pjesën e dytë ndeshja ishte e barabartë, por në sekondat e fundit të ndeshjes arabët shënojnë golin e fitores.

Një tjetër fakt historik është paraqitja e portierit të Egjiptit, El Hadary, portieri më i vjetër që ka shkelur në një Kupë Bote. Në pjesën e parë ai madje ka pritur edhe një penallti.

 

 

Related posts

FITON ME “DOPIETË” ALAVES/ Valencia dhe një përmbysje që “DËRGON” “Los Blancos” në…

Delo.autor

HAZARD: “Frikë nga Barcelona pa Neymar? Ajo ka një lojtar, që nuk është nga kjo botë”!

Q.Autor

SUPER CHELSEA/ Blutë e SARRIT nuk ndalen, shënojnë edhe golin e tretë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment