Moto GP Sport

MotoGP/ Aprilia në gjendje kritike, ikjet nuk kanë fund

Një sezon i vështirë për Aprilia-n, i cili në garën e konstruktorëve ndodhet në vendin e fundit pas shtatë garave. Shtëpia e Noale, pas Çmimit të Madh që u zhvillua së fundmi, u parakalua gjithashtu nga KTM, që ndodhet në rrugën e duhur në klasin mbretëror pas vetëm një viti.

Përveç performancës së keqe, lajmi i keq ka ardhur në ditët e fundit. Udhëheqësi i ekipit, Marcus Eschenbacher, do të largohet në fund të këtij sezoni.

Inxhinieri do të shkojë te KTM, pranë Johann Zarco-s. Njoftimi u bë i ditur në fundjavën e shkuar. Pas Dall’Igna, në maj të vitit 2017, drejtori i projektit të MotoGP Marco Bertolatti ka qenë gjithmonë pjesë e KTM. Pas sezonit të vitit 2016, Diego Gubellini kaloi në Marc VDS dhe Andrea Bonassoli u transferua në Pata-Yamaha në Superbike WM. Një ikje e trurit që duket se nuk ka fund. Një situatë kritike që duhet mbyllur para ardhjes së Andrea Iannone-s.

Related posts

ZYRTARE/ Pankina e Chelseat, Blutë e Londrës firmosin me trajnerin italian

F.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Roma-Juventus. Rezultati 2-2

Delo.autor

Ndëshkimi i Shaqirit dhe Xhakës, kongresmeni amerikan shfaqet duke bërë… SHQIPONJËN

Isa.Autor

Leave a Comment