Futboll Seria A

Ish legjenda e Bayernit: Kalimi i Costas tek Juventus ka qenë një gabim i madh

Paulo Sergio, ish-sulmues i Roma-s dhe Bayern Munich, ka kritikuar brazilianin e Juventus-it, Douglas Costa, në një intervistë të dhënë për “tz.de”.

“Ka gabuar duke u larguar nga Bayern. Donte të luante më shumë, por kishte përpara legjenda, si Ribbery dhe Robben. Momenti i tij do të kishte ardhur, por lojtarët kanë pak durim sot”.

“Mendoj edhe për Neymar, edhe ai ka gabuar duke u larguar nga Barcelona. E kam këshilluar Costa-n të qëndronte, duke parë se para se të shkonte te Bayern nuk ishte grumbulluar kurrë me kombëtaren, më pas është bërë pjesë e Seleçao”, ka thënë Sergio.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Arrihet marrëveshja, Dortmund huazon SUPER sulmuesin e BARÇËS

Isa.Autor

ROMA-MILAN/ Veretout ndëshkon portierin Donnarumma me një “PERLË” dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Biglia gëzon tifozët e Inter: Martinez është i zikaltërve

Q.Autor

Leave a Comment