Futboll Premier League

Conte i kundërpërgjigjet akuzave të Mourinhos: Ai është një burracak!

Trajneri i Chelsea-t Antonio Conte ka quajtur trajnerin e Manchester United Jose Mourinho një burracak teksa dyshja vazhdon shkëmbimin e ofendimeve.

Të premten, Mourinho është shprehur se ai kurrë nuk do të pezullohet për ndeshje të trukuara, një thumbim drejt trajnerit italian në kohën kur ishte te Siena.

Conte u dënua për katërt muaj kur ishte tek Juventus në 2012-13 pasi nuk raportoi një ndeshje të kur ishte trajneri i Siena-s.

Në 2016, Conte doli i pafajshëm për këtë çështje.

“Mendoj se kur vijnë këto komente, komente ku ti mundohesh të ofendosh një person duke mos ditur të vërtetën, atëherë je një njeri i vogël,” shprehet Conte për BBC Sport pas barazimit 0-0 ndaj Norwich në raundin e tretë të FA Cup.

“Mbase ai ka qenë një burracak në të shkuarën, një burracak për momentin dhe një burracak në të ardhmen.”

Jose Mourinho and Antonio Conte

Related posts

NDESHJE E “ÇMENDUR”/ Inter fiton me sakrifica ndaj Fiorentinës, përfundon me 7 gola

Delo.autor

Dështojnë bisedimet me Barin, Ledian Memushaj mbetet i Beneventos

Q.Autor

“Infermieria” e JUVENTUSIT/ DE SCIGLIO përsëri “ko”, DYBALA pritet të…

Isa.Autor

Leave a Comment