Eredivisie Futboll

PSV-ja pragmatiste, mjafton një gol për të “thyer” Spartën

Si rrallëherë në Eredivisie PSV Eindhoven për vetëm një ndeshje bëri skuadrën cinike duke shënuar vetëm një gol në portën e Spartës së Roterdamit për të marrë fitoren e 10-t radhazi dhe gjithashtu një tre pikësh me shumë vlera që ja bën më të thjeshtë misionin për të fituar titullin në Holandë, skuadrës së Philip Cocu. Në Philips Stadion mjaftoi një gol i sulmuesit Luke De Jong që ardhur në fushë nga stoli në të 52-tën shënoi golin që e çoi në 10 pikë avantazhin e PSV-së ndaj Ajaxit në renditje. Megjithatë skuadra që ndjek më afër formacionin nga Eindhoveni është Azeta Alkmaar që regjistroi suksesin e 6-t rresht pasi triumfoi 0-2 në transfertën e Venlos. AZ pozicionohet e dyta në renditje me 31 pikë dhe ka 8 pikë më pak se PSV-ja që po zhvillon një kampionat fantastik deri tani.

Related posts

REAL MADRID NUK NDALET/ Ja kush është zyrtarizimi i radhës i merkatos

Delo.autor

BETIS-BARCELONA/ Messi kërkon fitoren për të vazhduar rrugën drejt titullit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

BROHËRITJE E PËRQAFIME/ Shihni çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjeve të Real Madrid pas fitores me PSG

F.autor

Leave a Comment