Futboll Premier League Sport

Southampton ofron 18 milionë euro për sulmuesin e talentuar të Baselit

Southamptoni e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Dusan Tadic, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë me holandezët e Ajax.

Anglezët kanë arritur akordin me zvicëranët e Baselit për të transferuar Mohamed Elyounoussi për 18 milionë euro. 23-vjeçari shënoi plot 14 gola në 45 paraqitje gjatë sezonit të kaluar.

Elyounoussi është një futbollist, i cili mund të luajë si në rolin e sulmuesit, po ashtu edhe në rolin e mesfushorit të avancuar, ndërsa ai ka regjistruar edhe 16 paraqitje me kombëtaren e Norvegjisë.

Related posts

Chelsea shënon gol ndaj Southamptonit

Sadik.Autor

AL-KHALAIFI VAZHDON SHPENZIMET NË FUTBOLL/ Pronari i PSG-së kërkon të blejë dhe një klub të Premier Ligës

F.autor

(FOTO) Strakosha dhe Berisha takohen në fushë, përqafimi i tyre bën bujë në Itali

Q.Autor

Leave a Comment